IHS

Avancimi i zhvillimit institucional përmes partneriteteve

Më 20 dhjetor 2023, projekti IHS nënshkroi memorandum mirëkuptimi (MM) me Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë të Kujdesit Shëndetësor në Kosovë (OIK). Ky MM udhëheq partneritetin institucional ndërmjet IHS dhe IOK dhe përfshin një sërë aktivitetesh që do të zbatohen gjatë fazës së projektit.

Qëllimi kryesor i MM-së është të mbështesë dhe të avancojë zhvillimin institucional të OIK-së si organizatë profesionale. Fushat e fokusit të partneritetit përfshijnë efikasitetin e qeverisjes dhe performancës operative përkitazi me shërbimet e OIK-së, përpjekjet për të avancuar më tej kontributin e OIK-së në proceset legjislative dhe politikëbërëse, si dhe avokimin për interesat e infermierëve dhe avancimin e politikave shëndetësore në interes të profesionit dhe kujdesit për pacientët.

MM-ja gjithashtu vë theksin në programe edukative dhe trajnuese për infermierët e OIK-së, me qëllim të avancimit të shkathtësive dhe njohurive profesionale, si dhe angazhimit në hulumtime dhe publikime shkencore. MM-ja gjithashtu parasheh rrjetëzimin profesional të OIK-së me fokus të zgjeruar në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare, së bashku me rritjen e vetëdijësimit dhe të kuptuarit të rolit të infermierisë në kujdesin shëndetësor tek publiku i gjerë.

SQ