IHS

Me 27 – 29 shtator 2023 në Kosovë u mbajt Simpoziumi Ndërkombëtar 3-ditor për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse (SJN). Nikoqirë të kësaj ngjarjeje ishin Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Qëllimi: të shkëmbehen praktikat më të mira, të përfshihen informata në Planin e Kosovës për SJN-të dhe të gjenerohen veprime dhe rekomandime të qëndrueshme për trajtimin e sfidave të SJN-ve. Simpoziumi është i akredituar nga Oda e Mjekëve dhe Oda e Infermierëve në Kosovë.

SQ