IHS

Vetëvlerësimi për të hapur rrugën drejt spitaleve promovuese të shëndetit

Qasja e Spitaleve Promovuese të Shëndetit (HPH) është duke zënë rrënjë në mjedisin e kujdesit shëndetësor të Kosovës. Rishtazi, përfaqësuesit e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës dhe Gjakovës kanë bërë vetëvlerësim të plotë të standardeve të HPH në mjediset e tyre spitalore. Instrumenti i vetëvlerësimit përbëhet nga 5 standarde dhe shërben si instrument shumë i rëndësishëm për vlerësimin fillestar dhe zbatimin e kësaj qasjeje. 

Qasja HPH nuk ka të bëjë vetëm me diagnostikimin dhe trajtimin, por edhe sigurimin e mirëqenies përmes edukimit, parandalimit, kujdesit shëndetësor të integruar, praktikave të bazuara në dëshmi dhe angazhimit të pacientit dhe komunitetit. Kjo qasje i sjell spitalet një hap më afër revolucionarizimit të ofrimit të kujdesit shëndetësor, duke fuqizuar pacientët të vetëmenaxhojnë shëndetin e tyre.

Projekti IHS e fasiliton kontributin e grupit punues të HPH, i cili bashkëkryesohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

SQ