IHS

Hulumtimi i qasjeve me pacientin në qendër për kujdesin ndaj pacientëve me diabet

Hartimi i një plani gjithëpërfshirës që fuqizon pacientët për të menaxhuar vetë diabetin ose hipertensionin e tyre përmes edukimit shëndetësor, mjeteve të specializuara dhe aplikacioneve të përshtatura është një mënyrë për të reduktuar shtrimet në spital dhe për të përmirësuar cilësinë e kujdesit për pacientët. 

Në një qasje proaktive për të mbështetur pacientët me burime dhe njohuri për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore, grupi i profesionistëve të kujdesit shëndetësor nga Spitalet e Përgjithshme të Gjakovës dhe Pejës vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, e cila kishte pilotuar monitorimin në distancë të pacientëve me diabet dhe programin e vetë-menaxhimit. Qëllimi i vizitës ishte njohja me ndikimin dhe sfidat e këtij sistemi, ashtu që në të ardhmen të mund të përshtatet për përdorim nga spitalet.

Vizita u organizua nga projekti i Shërbimeve Shëndetësore  të Integruara (IHS), i cili punon me nivelin sekondar në Kosovë për të ofruar shërbime shëndetësore cilësore dhe me kosto efektive dhe për të fuqizuar komunitetin e pacientëve për të menaxhuar më mirë shëndetin e tyre. Vendi i vizitës është një aktivitet pilot i projektit të Kujdesit shëndetësor të qasshëm dhe cilësor (AQH) për të ofruar kujdes më të personalizuar për pacientët.

Një program me pacientin në qendër në nivel spitalor mund të kontribuojë drejt një vetë-menaxhimi të përmirësuar të diabetit dhe hipertensionit dhe të transformojë shërbimet e integruara në mbarë Kosovën.

SQ