Përmirësimi i raportimit shëndetësor në media
Një punëtori mbi raportimin etik shëndetësor në media, e mbajtur në shtator 2023, vuri një theks të veçantë në edukimin shëndetësor për të siguruar që informatat në lidhje me shëndetin të jenë të qasshme dhe të kuptueshme për publikun. Krahas kësaj, punëtoria u fokusua në përmirësimin e praktikave të raportimit etik mes gazetarëve.
Punëtoria u mbajt si pjesë e serisë së ngjarjeve që i paraprinë Simpoziumit Ndërkombëtar për Sëmundjet Jongjitëse që u mbajt në Kosovë më 27 – 29 shtator 2023. Ajo mblodhi së bashku gazetarë, redaktorë dhe ekspertë të komunikimit për të forcuar edukimin shëndetësor dhe raportimin etik.
Punëtoria krijoi një mjedis për mësim ndërveprues dhe rrjetëzim, duke ua mundësuar pjesëmarrësve të shkëmbejnë ide dhe përvoja me profesionistë të tjerë në këtë fushë. Ajo gjithashtu ofroi një platformë për t'i diskutuar sfidat dhe mundësitë në raportimin shëndetësor, si dhe përgjegjësitë etike të gazetarëve kur përçojnë informata në lidhje me shëndetin.
Punëtoria u organizua nga projektet "Shërbime Shëndetësore të Integruara" dhe "Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor", në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK). Në këtë link mund të shkarkoni udhëzuesin që është prodhuar nga AGK si rezultat i punëtorisë.