IHS

Arritjet kryesore të vitit të parë dhe hapat e ardhshëm për projektin IHS

Javën e kaluar, Komiteti Drejtues i projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) u mblodh për të diskutuar për vitin e parë të projektit dhe hapat strategjikë për vitin e ardhshëm.

Takimi filloi me një përmbledhje të progresit të deritanishëm dhe arritjeve kryesore, përfshirë krijimin e linjave kryesore të punës së projektit dhe kultivimit të marrëdhënieve me palët e interesit. Fokusi kryesor gjatë takimit ishte në prezantimin e qasjes së grupeve të punës. Kjo qasje kontribuoi në integrimin e mirëqenë të projektit me prioritetet themelore të sektorit shëndetësor të Kosovës. Prezantimet gjatë takimit vunë në pah rezultatet dhe sfidat e këtij modeli të rëndësishëm të punës.

Gjithashtu, Komiteti Drejtues përshkroi orientimet kryesore të projektit IHS për vitin e ardhshëm, duke përfshirë bashkëpunimet e parapara, zhvillimet e reja dhe avancimet e rëndësishme drejt objektivave të përbashkëta brenda sektorit shëndetësor.

Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) është nismë e përbashkët mes Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që fasilitohet nga Swiss TPH.

SQ