Video-mesazh që vë në pah rëndësinë e vetëdijësimit për hipertensionin
Më 17 maj 2024, projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) lansoi një video të re për të rritur vetëdijësimin për hipertensionin dhe sëmundjet e tjera kronike jongjitëse (SJN). Video, që u lansua në Ditën Botërore të Hipertensionit, synon të dërgojë një mesazh edukimi dhe frymëzimi për pacientët, familjet dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor, duke inkurajuar praktikat proaktive shëndetësore dhe një qasje bashkëpunuese për kujdesin ndaj pacientit.
Ky mesazh në video thekson përkushtimin për ofrimin e kujdesit të integruar dhe cilësor që e vendos pacientin në qendër të çdo gjëje që ne bëjmë.
Aktiviteti për shënimin e Ditës Botërore të Hipertensionit është bashkëpunim në mes të SP Gjakovë dhe projektit IHS. Ai është pjesë e angazhimit të tyre të përbashkët për rritjen e vetëdijësimit për SJN-të dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Projekti IHS është nismë e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Qeverisë Zvicerane, i mundësuar nga Swiss TPH.