IHS

Projekti IHS mban takimin e parë të Komitetit Drejtues

Më 29 qershor 2023, projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbajti takimin e parë të Komitetit Drejtues për t'i shqyrtuar aktivitetet e planifikuara të projektit për vitin e parë, në përputhje me prioritetet që lidhen me kujdesin shëndetësor dytësor. Takimi u fokusua në integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe planifikimin e tyre me pacientin në qendër, që është një objektiv që kërkon koordinim më të gjerë me aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe nevojën për zhvillimin institucional të pjesëve të projektit për të mbështetur më tej qëndrueshmërinë e rezultateve të pritura.

Takimi u bashkëkryesua nga Sekretari i Parë i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, Laurent Torche dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Naim Bardiqi. Anëtarët e tjerë të Komitetit Drejtues përfaqësojnë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, spitalet rajonale të Pejës dhe Gjakovës, Odën e Infermierëve të Kosovës dhe Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë. Komiteti Drejtues udhëzon, mbikëqyr dhe mbështet projektin IHS gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij.

SQ