IHS

Profesionistët shëndetësorë japin inpute për softuerin që përmirëson nivelin e kujdesit

Një grup profesionistësh shëndetësorë nga spitalet dhe qendrat kryesore të mjekësisë familjare në Gjakovë dhe Pejë i janë bashkuar sot një punëtorie dinamike rreth dizajnimit të një softueri të ri për vetmenaxhim të diabetit dhe hipertensionit. Qëllimi final i softuerit është ta përmirësojë nivelin e kujdesit, t'i reduktojë ripranimet në spital dhe ta reduktojë barrën e ofrimit të kujdesit. 

Niman Bardhi, nga Ministria e Shëndetësisë, hapi sesionin duke theksuar se kjo nismë inovative e lehtësuar nga projekti i Shërbimeve Shëndetësore të Integruara (IHS) është e zbatueshme në të gjitha nivelet e kujdesit ndaj pacientëve. Dr. Lia Tavadze, Udhëheqëse e Ekipit të IHS-së, tha se ky aktivitet sjell zgjidhje inovative për pacientët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor për t'i menaxhuar më mirë kushtet për diabetin dhe hipertensionin.

Fasilituar nga Global CT Digital Kosovo, kompania që po e zhvillon softuerin, punëtoria mblodhi inpute rreth asaj se çfarë informatash nevojiten, si duhet të mblidhen dhe të futen në softuer, dhe si të menaxhohen, në mënyrë që mjetet digjitale të sapozhvilluara t'i mbështesin përvojat e pacientit dhe të rezultojnë në një produkt që është i dobishëm. Pjesëmarrësit analizuan arkitekturën e softuerit të zhvilluar deri më tani dhe dhanë sugjerime për përmirësimin e mëtejshëm të tij. 

Inputet nga perspektiva e tyre ofruan një qasje të dizajnimit e cila ka njeriun në qendër, duke siguruar që softueri t'i përmbushë nevojat dhe pritshmëritë e përdoruesve fundorë në mënyrë efektive. Procesi po mbështetet nga ekspertë të Swiss TPH nga Njësia e Shëndetit Digjital. 

SQ