Avancon puna me Programin e Vetëmenaxhimit të Pacientëve për Diabetin dhe Hipertensionin
Kriteret për kategoritë e pacientëve që do të përfshihen në programin e vetëmenaxhimit për diabetin dhe hipertensionin u përcaktuan në mbledhjen e dytë të grupit punues për këtë program, që u mbajt më 1-2 gusht 2023.
Grupi punues shtjelloi edhe aspekte të tjera të programit të vetëmenaxhimit, si p.sh. opsioni për të përdorur mjetin digjital dhe funksionet e këtij instrumenti për t'i ndihmuar pacientët ta vetëmenaxhojnë diabetin, burimet njerëzore që do të caktohen nga ato ekzistuese për ta zbatuar programin, dhe nevoja për të siguruar materiale edukative-promovuese për t'i monitoruar dhe edukuar si pacientët, ashtu edhe familjarët e tyre.
Ky program synon ta përmirësojë qasjen për më shumë pacientë që kanë nevojë për mbështetje të përmirësuar dhe ta monitorojë gjendjen e tyre gjatë vizitave në spital si dhe t'i mbështesë pacientët e tjerë të cilëve, përmes mbështetjes minimale, mund t'u mundësohet ta vetëmenaxhojnë gjendjen e tyre, duke reduktuar kështu numrin e rihospitalizimeve.
Grupi punues kryesohet nga dr. Niman Bardhi, Ministria e Shëndetësisë, dhe përbëhet nga përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshme të Gjakovës dhe Pejës, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë dhe Pejë, Shoqata e Diabetikëve dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.