IHS

Shënimi i Ditës Evropiane të të Drejtave të Pacientëve

Me temën “Zgjedhja e mjekut, e drejta e të gjithëve”, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës (PRAK) shënoi Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientëve me një tryezë të rrumbullakët në Prishtinë. PRAK prezantoi edhe gjetjet e anketës për përzgjedhjen e procesit të mjekut të familjes në Kosovë. 

“Zgjedhja e mjekut është e rëndësishme për pacientin. Mjeku i familjes trajton pacientin, monitoron gjendjen e tij shëndetësore, vendos nëse ka nevojë për trajtim të mëtejshëm dhe e drejton pacientin në nivelet më të larta të kujdesit shëndetësor”, tha Fatmire Kollçaku, Kryesuese e Komisionit të Kuvendit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Për Zëvendësministrin e Shëndetësisë Dr. Arsim Berisha, fakti që të gjithë aktorët ishin të pranishëm në tryezë është një tregues i mirë se të drejtat e pacientëve janë një synim i përbashkët. “Respektimi dhe fuqizimi i rolit të pacientëve për t'u bërë vendimmarrës në politikat shëndetësore por edhe brenda kujdesit shëndetësor është jashtëzakonisht i rëndësishëm, mbi të gjitha rëndësi parësore ka komunikimi i mirë ndërmjet punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve”, tha ai. 

Tryeza u mbështet nga projektet e IHS dhe AQH si pjesë e mbështetjes së tyre për iniciativat për fuqizimin e pacientëve në Kosovë. https://tinyurl.com/ypdv7b2b 

SQ