Projekti
Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara fokusohet tek sëmundjet jongjitëse (SJN). Me rolin e vet fasilitues, projekti IHS fuqizon koordinimin ndërmjet nivelit të mjekësisë familjare dhe spitaleve të përgjithshme, duke mundësuar shfrytëzimin efektiv të udhëzuesve klinikë dhe duke siguruar rezultatet e qëndrueshme për proceset e zhvillimit të partnerëve. Projekti IHS adreson në mënyrë specifike grupet në nevojë që në përgjithësi kanë status shëndetësor më të cenueshëm, përballen me vështirësi në aspektin e të ardhurave, kanë rrezik më të lartë nga përjashtimi social dhe kanë më pak njohuri shëndetësore se sa popullsia e përgjithshme.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
The Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë koordinon programet e veta nëpërmjet Ambasadës së Zvcirës / Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Asistencën humanitare Zvicra e ka nisur në vitin 1998, kështu bashkëpunimi ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës gjithnjë e më shumë është zhvendosur drejt proceseve që mbështesin reformat. Portofoli i programeve zvicerane organizohet në katër fusha kryesore:
1. Qeverisja demokratike dhe siguria njerëzore,
2. Ekonomia dhe punësimi,
3. Uji dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike, dhe
4. Shëndeti. Projekti IHS është nën fushën e shëndetit.
Swiss Tropical and Public Health Institute
Swiss Centre for International Health (SCIH) pranë Swiss Tropical and Public Health Institute ofron konsulenca, vlerësime dhe shërbime këshillimore për çështje shëndetësore në nivel vendor dhe global. Organizatat vendore dhe ndërkombëtare e zgjedhin SCIH për shkak të ekspertizës së shquar dhe përvojës afatgjate ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë. Klientët kryesorë janë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Banka Botërore (BB), Fondi Global për të Luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarjen (GFATM) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).