IHS

IHS lanson paketën e programeve të specializuara të trajnimit të infermierëve për të rritur mbikëqyrjen klinike

Këtë javë, IHS lansoi në bashkëpunim me Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe Gjakovës një paketë të akredituar të programeve të trajnimit të infermierëve që synojnë rritjen e mbikëqyrjes klinike në kujdesin shëndetësor. Të zhvilluara në bazë të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim për profesionistët shëndetësorë dhe të akredituara nga Oda e Infermierëve të Kosovës, këto programe ofrojnë 10 pikë krediti secili, duke siguruar rritje të njohurive dhe shkathtësivë.

Kurrikula e programeve është krijuar për të përmirësuar standardet e infermierisë. Faza fillestare synon afërsisht 400 infermierë nga spitalet e përgjithshme të Pejës dhe Gjakovës. Këto sesione, që zgjasin deri në fund të vitit, përputhen me udhëzimet e akreditimit dhe synojnë të fuqizojnë infermierët me njohuri praktike. Në Gjakovë fokusi është në mbikëqyrjen klinike, ndërsa në Pejë fokusi është në kujdesin infermieror për pacientët me sëmundje kronike (diabet dhe hipertension), dhe kujdesi infermieror për pacientët me këmbë diabetike.

Duke nxitur mësimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin profesional, IHS dhe menaxhmenti i spitaleve shtyjnë përpara praktikën infermierore, duke rritur rezultatet për pacientë.

SQ