IHS

Menaxhimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor bashkon grupet punuese

Këtë javë, projekti Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS) fasilitoi dy takime të grupeve punuese të cilët janë themeluar nga Ministria e Shëndetësisë për t'u marrë me sistemet e menaxhimit të cilësisë brenda institucioneve të kujdesit shëndetësor.

Diskutimet në këto takime u përqendruan rreth planeve vjetore të veprimit institucional që synojnë përmirësimin e kornizës së menaxhimit të cilësisë. Pjesëmarrësit analizuan instrumentet e përdorura në këtë aspekt, bënë një vlerësim gjithëpërfshirës të Termave të Referencës (TeR) për koordinatorët e cilësisë dhe analizuan dokumentet dhe statutet institucionale, duke siguruar pajtueshmëri me standardet dhe rregulloret e kujdesit shëndetësor. Më tej, pjesëmarrësit diskutuan për përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive të anëtarëve të grupit.

Aktivitetet e të dy grupeve punuese shërbejnë për të modernizuar proceset e koordinimit dhe mbikëqyrjes në lidhje me menaxhimin e cilësisë në kujdesin parësor dhe dytësor shëndetësor në Kosovë.

SQ