IHS

Të përkushtuar për të ndihmuar në ngadalësimin e barrës globale të SJN-ve

Më 28 shtator 2023, dita e dytë e Simpoziumit Ndërkombëtar për Sëmundjet Kronike Jo-ngjitëse, në sesionin mbi arritjet rajonale në adresimin e SJN-ve, Prof. Kaspar Wyss nga Swiss TPH foli për kontrollin e SJN-ve në shëndetin global nga perspektiva e shëndetit publik dhe qasjeve në fuqizimin e sistemeve shëndetëse. 

Swiss TPH punon në shkallë globale për të kuptuar më mirë SJN-të dhe ndikimin e faktorëve mjedisore dhe të stilit të jetesës tek këto sëmundje. Aktivitetet tona përqendrohen në mënyrat më të mira të përshtatura për secalin vend për parandalimin, menaxhimin dhe trajtimin e SJN-ve. Ne jemi të përkushtuar që bashkërisht t’i koordinohemi për të ngadalësuar barrën globale të SJN-ve.

Dr. Besim Nuri, nga projekti Health for All në Shqipëri, prezantoi përmirësimin e cilësisë dhe qasjes së kujdesit parësor shëndetës. Nicu Fota, MPH, nga projekti Accessible and Quality Healthcare në Kosovë prezantoi për intervenimet kryesore të sëmundjeve kronike jo-ngjitëse në kujdesin parësor shëndetësor. Dr. Fabian Cenko, nga projekti Integrated Health Services në Kosovë foli për fuqizimin e spitaleve përmes integrimit të promovimit dhe edukimit shëndetësor rreth SJN-ve. Për të folur për jetën e shëndetshme dhe grupet e vetëndihmës në kujdesin shëndetësor afatgjatë kishim Dr. Ala Curteanu, e cila prezantoi projektin Healthy Life në Moldavi. Konsulentja e OBSH-së, Dr. Anastasiya Dumcheva, ndau me audiencën informata nga Ukraina dhe arritjet kryesore në adresimin e SJN-ve gjatë sfidave nga lufta. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Naim Bardiqi, shprehu falënderimin për angazhimin e përbashkët për t’u përballur me SJN-të.

Me 27 – 29 shtator 2023 u mbajt në Kosovë Simpoziumi Ndërkombëtar 3-ditor për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse (SJN). Nikoqirë të kësaj ngjarjeje ishin Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), që të shkëmbehen praktikat më të mira, të përfshihen informata në Planin e Kosovës për SJN-të dhe të gjenerohen veprime dhe rekomandime të qëndrueshme për trajtimin e sfidave të SJN-ve.

SQ