IHS

Progresi përmes bashkëpunimit për të përmirësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor

Javën e kaluar, ekipi i projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara u takua me Mr.Ph. Hilmi Shala, U.d. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës dhe me ekipin e spitalit që punon ngushtë me IHS-në.  

Dr. Fabian Cenko nga Projekti IHS prezantoi punën që po kryhet drejt objektivit tonë të përbashkët: për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, për përmbushjen e nevojave shëndetësore të pacientëve të prekur nga sëmundjet kronike jo-ngjitëse, pr fuqizimin e komunitetit t pacientëve në rolin e tyre për një menaxhim më të mirë të shëndetit të vet. 

U diskutuan arritjet e deritanishme, falë përpjekjeve të përbashkëta të të gjithëve që janë të përfshirë me fokus në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit. 

SQ