IHS

Plani një-vjeçar i veprimit për spitalet promovuese të shëndetit

Me 2-3 tetor 2023, grupi punues për spitalet promovuese të shëndetit (HPH) u mblodh për të vazhduar me hapat e mëtejshëm të ndërmarrë tashmë për miratimin e këtyre standardeve. Gjatë këtyre dy ditëve, grupi më tej shtjelloi planin një-vjeçar të veprimit për standardet e HPH, i cili filloi javën e kaluar nën drejtimin e profesor Dr. Oliver Groene, Kryeshef Ekzekutiv i Rrjetit Ndërkombëtar të Spitaleve Promovuese të Shëndetit dhe Shërbimeve Shëndetësore. 

Kjo qasje tërësore e kujdesit shëndetësor fokusohet në edukimin, parandalimin, kujdesin e integruar shëndetësor, praktikat e bazuara në dëshmi dhe pacientin aktiv dhe angazhimin e komunitetit. Seria e punëtorive dhe takimeve të grupit punues tematik përmirësojnë të kuptuarit e HPH-së në kuadër të strukturave të kujdesit shëndetësor të Kosovës dhe vendosin baza të forta për fuqizimin e angazhimit të Kosovës ndaj qasjes së HPH-së.

SQ