Punëtori që I kontribuojnë forcimit të mëtejshëm të Odës së Infermierëve
Në nëntor të vitit 2023, Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) organizoi dy punëtori për të diskutuar, rishikuar dhe amenduar një sërë dokumentesh rregullatore thelbësore që udhëheqin punën e Odës, duke sjellë së bashku mbi 80 profesionistë të infermierisë, ekspertë ligjorë dhe aktorë të tjerë për të diskutuar mbi këto aspekte thelbësore që kanë ndikim në funksionimin e saj.
Njëra punëtori u fokusua në dokumentet që kanë të bëjnë me edukimin e vazhdueshëm profesional dhe shqyrtoi në thellësi nevojat për trajnim të vazhdueshëm të punonjësve profesionistë shëndetësorë. Punëtoria tjetër trajtoi aspektet kyçe të ligjit, statutit dhe rregulloreve për licencimin dhe rilicencimin, duke siguruar që OIK të funksionojë në përputhje me kornizat ligjore dhe standardet.
Të dyja punëtoritë siguruan një platformë për OIK, për shkëmbimin e njohurive dhe për të rritur përpjekjet bashkëpunuese për forcimin e mëtejshëm të institucionit, duke nënvizuar rolin kyç që luajnë infermierët në sigurimin e një sektori efikas të kujdesit shëndetësor.
“Mbështetja e projektit IHS është e çmueshme. Ajo ka sjellë ndryshime të rëndësishme, ka rritur kapacitetin tonë për të shërbyer më mirë dhe për të mbështetur më tej komunitetin të cilit i shërbejmë. Falënderojmë projektin IHS që është një partner i përkushtuar në vizionin tonë për një shoqëri më të mirë dhe të drejtë,” tha Nexhmije Gori, Kryetare e Odës së Kosovës pas punëtorisë.
Partneriteti strategjik midis projektit IHS dhe OIK-së nënkupton përkushtimin për avancimin e profesionit të infermierisë përmes përmirësimit të strukturës qeverisëse dhe efikasitetit operacional të OIK-së, dhe rrjedhimisht, përmirësimit të kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë.