Shkëmbimi Kosovë – Slloveni për organizatat e pacientëve me diabet
Para disa ditsh, projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara organizoi një punëtori praktike të titulluar "Fuqizimi i pacientëve me diabet - Mësime nga Sllovenia dhe hapat e ardhshëm për Kosovën" të fasilituar nga Dr. Samo Fakin nga Sllovenia.
Punëtoria ofroi hapësirë për diskutim të hapur dhe bashkëpunues midis pacientëve me diabet, organizatave të shoqërisë civile dhe mjekëve e infermierëve nga niveli dytësor dhe parësor. Diskutimet u përqendruan në strategjitë për fuqizimin e shoqatave të pacientëve me diabet dhe rritjen e ndikimit të tyre në Kosovë. Seancat interaktive në grup nxorën një sërë propozimesh novatore, nga programet ushqimore deri tek ndërhyrjet e avancuara mjekësore.
“Punëtori shumë praktike, që ofroi udhëzime për pacientët dhe prezantoi praktika të reja për punonjësit shëndetësorë dhe organizatat joqeveritare se si t'i qasen punës me pacientët me diabet”, tha Idriz Ethemi nga Shoqata e Pacientëve me Diabet në Pejë.
Ngjarja përfundoi me një listë të porosive për hapa të mëtejshëm.