IHS

Eksplorimi i shtigjeve të kujdesit për pacientët me diabet në Pejë

Më 20 mars 2024, një ekip i projekteve nga Swiss TPH në Kosovë mundësoi një vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për ekspertin e njohur slloven të diabetit, Samo Fakin. Vizita është pjesë e aktiviteteve të projektit Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS) që mbështesin funksionalizimin e rrugëve të kujdesit për sëmundjet kronike jongjitëse (SJN) në Spitalet e Përgjithshme (SP) dhe institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) të përzgjedhura.

Vizita e Z. Fakin kishte për qëllim marrjen e njohurive mbi shtigjet e kujdesit, si dhe vlerësimin e rrugëve klinike midis niveleve të kujdesit parësor dhe atij dytësor shëndetësor për pacientët me diabet. Ai ndau ekspertizën dhe përvojën e tij në tema si fuqizimi i pacientëve me diabet, përmirësimi i nivelit të kujdesit shëndetësor, rëndësia e metodologjive efektive të trajtimit dhe edukimi i pacientëve në menaxhimin e diabetit. Ai gjithashtu trajtoi pyetjet nga profesionistët e kujdesit shëndetësor të të dy niveleve.

Aktiviteti thekson angazhimin për të përmirësuar shtigjet e kujdesit për SJN-të dhe përfundimisht për të përmirësuar mirëqenien e pacientëve me diabet në rajon.

SQ