Përmbajtja e uebfaqes në fokus për ekipin e Spitalit të Gjakovës
Më 14 mars 2024, një ekip divers i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës u përfshi në një punëtori interaktive të fokusuar në zhvillimin e përmbajtjes së uebfaqes së tyre. Kjo punëtori është pjesë e përpjekjeve të spitalit për të modernizuar dhe për të ofruar informacione më të qasshme për pacientët dhe palët e interesit.
Punëtoria kishte për qëllim pajisjen e stafit të spitalit me teknika thelbësore për krijimin e përmbajtjes tërheqëse dhe informative të uebfaqes. Nëpërmjet diskutimeve plot gjallëri dhe aktiviteteve praktike, pjesëmarrësit trajtuan tema të tilla si komunikimi i qartë, mesazhet e orientuara drejt pacientit dhe prezantimi efektiv i përmbajtjes tekstuale dhe vizuale. Ata gjithashtu eksploruan strategji për strukturimin e informacioneve thelbësore në një mënyrë bindëse dhe ideuan mënyra për të nxjerrë në pah gamën e larmishme të shërbimeve të ofruara nëpër departamente dhe klinika të ndryshme, duke shqyrtuar se çfarë informacionesh do të ishin më të rëndësishme dhe më tërheqëse për pacientët.
Të pajisur me shkathtësi dhe njohuri të avancaura për zhvillimin e përmbajtjes së uebsajtit, ekipi do të ndikojë në zhvillimin e një uebfaqeje dinamike dhe të lehtë për përdorim për spitalin, që do të lansohet së shpejti.