Trajnim dy-ditor për të përmirësuar komunikimin e kujdesit shëndetësor
Në datat 27-28 shkurt 2024, përfaqësues të institucioneve të ndryshme të sektorit të kujdesit shëndetësor morën pjesë në një trajnim që synonte hulumtimin e teknikave të avancuara të komunikimit efektiv dhe strategjik publik, angazhimit publik dhe komunikimit në kohë krize.
Fasilituar nga projektet AQH dhe IHS, trajnimi mblodhi së bashku përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, spitalet publike, komunat dhe organizatat e shoqërisë civile. Trajnimi nënvizoi rolin jetik që ka komunikimi i qartë dhe transparent në nxitjen e besimit të publikut, arritjen e objektivave të politikave dhe navigimin e sfidave në kuadër të peizazhit dinamik të ofrimit të kujdesit shëndetësor. Pjesëmarrësit hulumtuan praktikat më të mira të komunikimit institucional strategjik dhe teknikat për shfrytëzimin e fuqisë së mediave sociale për të përcjellë mesazhe me ndikim.
Duke komentuar rëndësinë e trajnimit, Naim Sahiti, zyrtar për informim publik në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, theksoi se: “Trajnimi ishte i organizuar në mënyrë të përsosur. Seanca mbi rrjetet sociale ishte veçanërisht me ndikim, duke ofruar njohuri të vlefshme. Falë trajnimit, unë tashmë kam propozuar një plan gjithëpërfshirës të komunikimit digjital për vitin 2024, duke integruar fushat kryesore të theksuara gjatë sesionit”.
Përmes nismave të bashkërenduara si këto, projektet IHS dhe AQH janë të përkushtuara për të avancuar qasjen, cilësinë dhe integrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për të gjithë.