IHS

Kosova përfaqësohet në Kongresin e 10-të Global për Pacientët

Me 19-20 maj 2023, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës (PRAK) mori pjesë në Kongresin e 10-të Global të Pacientëve që u mbajt në Gjenevë, Zvicër, organizuar nga Aleanca Ndërkombëtare e Organizatave të Pacientëve (IAPO). Kjo ngjarje u organizua fundjavën para Asamblesë së 76-të
Botërore për Shëndetin duke patur si temë kryesore partneritetet inovative me pacientë si thelbi i avancimit global të shëndetësisë. 

Agron Bytyçi, Kryetar i Bordit të PRAK-ut ishte njëri ndër folësit në panelin me titull rifuqizimi i partneritetit shtet-qytetarë. Prezantimi i tij u fokusua tek themelimi i këshillave të pacientëve në komunat Rahovec dhe Lipjan dhe roli i tyre në angazhimin e qytetarëve në kujdesin shëndetësor dhe bashkëpunimi me institutcione në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Ngjarja shërbeu edhe si një platformë për krijim të rrjetit më të gjerë rajonal dhe global për organizatat që merren me të drejtat e pacientëve, që është dhe në fokus të strategjisë së PRAK-ut për zhvillim të mëtejshëm. Në këtë drejtim, PRAK ka filluar bashkëpunimin me projektin Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS). Ky projekt është nismë e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe implementohet nga Swiss TPH.

SQ