IHS

Profesionistët shëndetësorë të spitaleve luftojnë dezinformimin

Më 5 dhe 6 qershor 2024, profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spitalet e Përgjithshme të Gjakovës dhe të Pejës morën pjesë në sesione trajnuese dinamike me temën luftimi i dezinformimit dhe keqinformimit shëndetësor. Objektivi kryesor i sesioneve ishte t’i pajiste pjesëmarrësit me veglat e nevojshme për të identifikuar dhe luftuar informacionet e rreme, duke përmirësuar kështu rezultatet shëndetësore brenda komunitetit.

Sesionet u fokusuan në shkëmbimin e strategjive efektive për dallimin dhe sfidimin e dezinformimit, ndikimin e dezinformimit në punën e tyre, integritetin institucional dhe shëndetin publik. Duke i pajisur më tej pacientët dhe anëtarët e komunitetit me këto teknika, ofruesit e kujdesit shëndetësor synojnë të promovojnë një publik më të informuar dhe më të ndërgjegjshëm për shëndetin.

Vjosa Rama, njëra nga pjesëmarrëset, theksoi aspektin praktik të sesionit, duke theksuar se: “Sesioni shtjelloi mënyrën e identifikimit të dezinformimit në media dhe në mediat sociale si dhe hapat që mund të ndërmerren për të qenë të sigurt gjatë marrjes së informacioneve”.

SQ