IHS

Avancimi i shërbimit të infermierisë përmes procedurave standarde të veprimit

Puna në lidhje me përgatitjen e doracakut të parë mbi Procedurat Standarde Veprimit për Kujdesin Shëndetësor Dytësor dhe Tretësor në infermieri po ecën mirë. Në takimin e mbajtur javën e kaluar në Istog, pjesëtarët e grupit punues kanë kontribuar në këtë kornizë gjithëpërfshirëse mbi praktikat e standardizuara të infermierisë.

Pjesëtarë të grupit punues të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës janë mjekë, infermierë, avokatë, përfaqësues nga Oda e Infermierëve dhe shoqëria civile, ndërsa synimi i këtij grupi është zhvillimi i një kornize konsistente dhe të besueshme që do të përmbajë standardet më të larta të kujdesit në mbarë sistemin e kujdesit shëndetësor. Ky seminar shtyn përpara punën që po bëhet në avancimin e standardeve të infermierisë, që do të udhëzojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor gjatë punës së tyre dhe do të promovojnë ofrimin e kujdesit të sigurt dhe efektiv.

Projekti IHS ofron mbështetje fasilituese në këtë proces, në përputhje me objektivin e vet për të përmirësuar funksionalizimin e linjave të kujdesit për sëmundjet jo-ngjitëse ndërmjet Spitaleve të Përgjithshme të përzgjedhura dhe qendrave të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

SQ