Takim me Bordin e sapozgjedhur të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës
Më 5 korrik 2024, Bordi i sapozgjedhur i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës (PRAK) u takua me Udhëheqësen e Ekipit të Projektit “Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS).” Takimi u fokusua në nismat strategjike të PRAK-së si pjesë e procesit të tyre transformues, i cili filloi pas nënshkrimit të marrëveshjes për grant institucional me IHS në muajin maj të vitit 2024.
Ndër arritjet e rëndësishme deri më tani janë edhe zgjedhja e Bordit të ri, që rrit përfaqësimin e pacientëve dhe diversitetin, emërimi i Drejtorit Ekzekutiv dhe planet në zhvillim e sipër për zhvillimin e procedurave të fuqizuara të qeverisjes së brendshme dhe komunikimit më të madh të jashtëm.
Gjatë takimit, Udhëheqësja e Ekipit të IHS, Lia Tavadze dhe Kryesuesi i Bordit të PRAK, Ruzhdi Rexha, theksuan se marrëveshja për grant institucional do t’i mundësoj PRAK burimet dhe mbështetjen e nevojshme për t’i arritur synimet e tyre për transformim. Kjo mbështetje ka për qëllim krijimin e një peizazhi më të fuqishëm për avokim për pacientët në Kosovë, duke nxitur një sistem më gjithëpërfshirës dhe efektiv nga i cili përfitojnë si pacientët ashtu edhe ofruesit e kujdesit shëndetësor.