IHS

Projekte për Përmirësimin e Cilësisë që forcojnë dinamizmin e spitalit

Në seancën e mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës më datat 20-21 shkurt 2024, tema kryesore ishte Projektet për Përmirësimin e Cilësisë (PPC-të), si mekanizëm që mbështet rrugëtimin e spitaleve drejt përmirësimit të vazhdueshëm. 

Duke iu drejtuar profesionistëve të kujdesit shëndetësor që përbëjnë ekipin e emëruar për të punuar në PPC, Manfred Zahorka, nga Optimedis, ekspert në standardet e cilësisë, nënvizoi parimin themelor që udhëheq PPC-të: "Çdo PPC gjithmonë niset nga një standard ose situatë ekzistuese".

Ai theksoi natyrën ciklike të përmirësimit, duke shpjeguar se procesi përfshin përsëritjen përmes ndryshimeve derisa çdo përsëritje të tejkalojë standardin e mëparshëm. "Sapo ndryshimi bëhet standard, ju filloni nga e para. Kështu funksionon përmirësimi," shtoi ai, duke theksuar rrugëtimin e përhershëm drejt përsosmërisë.

Në qendër të mbështetjes së ofruar nga projekti IHS është edhe forcimi i kapaciteteve të stafit të spitalit për zhvillimin e projekt propozimeve të fuqishme. Duke fuqizuar profesionistët e kujdesit shëndetësor me këto shkathtësi, qëllimi është të promovohet një kulturë e inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm brenda Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Një nga projektet fillestare është ndërtimi i një recepsioni shumëfunksional në spital, që përputhet me qëllimin për të përmirësuar përvojën e pacientit dhe efikasitetin operacional, si dhe për të ngritur standardin e kujdesit që u ofrohet pacientëve.

Çka është me rëndësi, kjo nismë është në përputhje edhe me parimet e spitaleve promovuese të shëndetit, duke synuar që të krijohen mjedise që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien përtej trajtimit klinik.

SQ