Planet për përmirësimin e menaxhimit të cilësisë në nivel spitalor në zhvillim e sipër
Më 14 shkurt 2024, ekipi i IHS-së u takua me menaxhmentin e Spitaleve të Përgjithshme në Gjakovë dhe në Pejë për të vazhduar punën në mënyrë proaktive në menaxhimin e cilësisë në kujdesin e nivelit spitalor.
Rendi i ditës u përqendrua rreth aktiviteteve të ardhshme që synojnë forcimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë së spitaleve. Përpjekjet bashkëpunuese nënvizojnë përkushtimin e spitalit për të ngritur standardet e kujdesit, për të garantuar sigurinë e pacientit dhe për të përmirësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor.
Në muajin mars janë planifikuar një sërë aktivitetesh me ekipe nga të dy spitalet nën udhëheqjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe këto dy takime vendosën bazat e këtyre aktivitete thelbësore.