IHS

Ndërgjegjësimi për besimet e zakonshme kundrejt realitetit të diabetit

Për ta shënuar Ditën Botërore të Diabetit në vitin 2023, projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) vendosi t’i shfrytëzojë zërat e qytetarëve dhe mjekëve për të hedhur dritë mbi ndërgjegjësimin për diabetin, për t’i hedhur poshtë mitet, për ta promovuar zbulimin e hershëm dhe për të frymëzuar ndryshime pozitive në stilin e jetesës.

Me kamera në duar, folëm me njerëz që i takuam rastësisht në rrugët e qyteteve të Pejës dhe Gjakovës, duke i kapur në ekran mendimet dhe perceptimet e tyre në lidhje me diabetin. Me të fituar kuptim më të mirë të besimeve të gabuara të përhapura, ne lansuam një fushatë gjithëpërfshirëse për ta rritur ndërgjegjësimin për diabetin.

Një seri videosh ishte në qendër të kësaj nisme, me shfaqjen e intervistave të hapura me qytetarët e Kosovës duke diskutuar perceptimet e tyre për diabetin. Më pas, videot preknin tetë deklarata kritike publike në lidhje me sëmundjen, ku dy mjekë iu përgjigjën në detaje çdo deklarate, me synim kapërcimin e hendekut midis realitetit dhe pritshmërisë.

Konceptet e vlerësuara përmes këtij aktiviteti i përkisnin stilit të jetesës, duke përfaqësuar ndryshime efikase të sjelljes që mund të parandalojnë sëmundjen ose komplikimet që rrjedhin prej saj.

Besimet e gabuara të nxjerra nga intervistat me njerëz të rastësishëm në rrugë (Vox-Pop)

The Intervistat vox-pop that allowed us to learn about people’s understanding of diabetes. Their honest responses provided a spectrum of beliefs and misconceptions surrounding this chronic disease. Such footage of genuine responses was a crucial resource in shaping the next steps.

Shpjegimi nga mjekët

Për t’u futur më thellë në këtë temë, ne angazhuam profesionistë të kujdesit shëndetësor në Spitalet e Përgjithshme të Pejës dhe Gjakovës. Secili mjek iu përgjigj katër pyetjeve kryesore, duke trajtuar mitet e përhapura dhe duke ndarë informata thelbësore në një gjuhë e cila është e lehtë për t’u kuptuar nga publiku. Perspektivat e tyre formuan shtyllën e përpjekjes sonë për të ofruar njohuri të sakta dhe të besueshme për diabetin.

Krijimi i një blogu me pjesët thelbësore

Paralelisht, ne shpërndamë një blog informues, duke dhënë përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me diabetin. Blogu shërbeu si një burim i vlefshëm për ata që kërkojnë informata të thella rreth sëmundjes, duke mbuluar aspekte nga shkaqet e saj deri te zgjedhjet e stilit të jetesës për parandalim.

Luftojmë për një të ardhme më të shëndetshme

Diabeti, një gjendje që prek rreth 8% të popullsisë në Kosovë, shpesh mbetet një gjendje e vështirë për t’u kuptuar. Fushata jonë u përpoq t'i shpaloste besimet e gabuara, mungesën e informatave të sakta, duke i pajisur qytetarët e Kosovës me njohuritë e nevojshme për të marrë vendime të bazuara në informata për shëndetin e tyre. Nëpërmjet kësaj qasjeje video-dhe-blog, ne synojmë të inkurajojmë ndryshime pozitive në stilin e jetesës, t'i hedhim poshtë mitet, të kontribuojmë në një komunitet më të shëndetshëm dhe më të informuar dhe t’i rrisim rastet e zbulimit të hershëm të diabetit, duke inkurajuar vetëbesimin e individëve për ta menaxhuar sëmundjen.

SQ