IHS

I bashkohemi Ditës së Solidaritetit me Pacientë 2023

Sot, 8 dhjetor 2023, është Dita e Solidaritetit me Pacientë, e shënuar në mbarë botën me temën “Pacientët ekspertë – zëri i domosdoshëm”. Projekti IHS mbështet zhvillimin e një sistemi të kujdesit shëndetësor që integron cilësinë dhe qasshmërinë e shërbimeve me edukimin, ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e qytetarëve, duke u fokusuar tek pacientët me sëmundje jo të transmetueshme. Qëllimi është që të fuqizohen individët që të marrin pjesë aktive në menaxhimin e gjendjeve të tyre shëndetësore së bashku me ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe anëtarët e tjerë të komunitetit. 

Një dimension tjetër thelbësor i punës sonë është puna së bashku me institucionet e sektorit shëndetësor për të integruar perspektivat e pacientëve në planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara në vend në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. 

Kjo kontribuon në një komunitet më të shëndetshëm dhe më të informuar, duke rritur zbulimin e hershëm dhe duke inkurajuar vetëbesimin e individëve për të menaxhuar gjendjet e tyre shëndetësore.

SQ