IHS

Partneriteti për të mbështetur përmirësimin e përfaqësimit të pacientëve

Rritja e angazhimit qytetar për të kontribuar në shërbime shëndetësore të përqendruara tek pacienti është në thelb të partneritetit ndërmjet “Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës” (PRAK) dhe projektit “Shërbime Shëndetësore të Integruara” (IHS). Kjo ishte tema kryesore në takimin me udhëheqësit e PRAK së për të hartuar aktivitete që synojnë të kontribuojnë në avokimin dhe mbështetjen e pacientëve

“Është shumë e rëndësishme që të nxiten modalitete të reja bashkëpunimi, duke përfshirë me shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesit, me synimin për të rritur rolin e të gjitha organizatave që kontribuojnë në të drejtat e pacientëve. Ne jemi të fokusuar në kultivimin e një rrjeti më të gjerë të organizatave të tilla”, tha Ruzhdi Rexha, Drejtor Ekzekutiv i PRAK.

Ky partneritet mes PRAK dhe IHS udhëhiqet nga Memorandumi i Mirëkuptimit që mbulon një sërë aktivitetesh të synuara, si rritja e rolit të PRAK dhe organizatave të tjera në fushën e të drejtave të pacientëve dhe mbështetja e mundësive për rrjetëzime ndërkombëtare për të rritur avokimin dhe mbështetjen e pacientëve.

SQ