Punëtori për vlerësimin e nevojave për punonjësit shëndetësorë në nivel spitalor
Cilësia e kujdesit është synimi kryesor për çdo institucion shëndetësor dhe në nivel spitali bëhet edhe më i rëndësishëm për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të individëve dhe pajisjeve dhe procedurave mjekësore që zbatohen. ndërhyrjeje për të zhvilluar shkathtësitë klinike dhe menaxheriale të punonjësve shëndetësorë.
Një qasje e shpejtë dhe sistmatike është të analizohen nevojat e trajnimit të stafit në përputhje me (i) shërbimet shëndetësore aktuale; (ii) standardet e dëshiruara të cilësisë; (iii) perceptimin individual të nevojave për zhvillim profesional. Për të fasilituar procesin, projekti IHS organizoi një takim me anëtarët e Grupit Punues që përfaqësojnë palët më të rëndësishme të interesit për këtë objektiv: Ministrinë e Shëndetësisë, Spitalet e Përgjithshme, Odën e Mjekëve dhe Odën e Infermierëve. Pjesëmarrësit u njohën me një pyetësor të hartuar si instrumenti kryesor i vlerësimit të nevojave. Kontributet e tyre ndihmuan në plotësimin dhe përshtatjen e instrumentit të mbledhjes së të dhënave në përputhje me fokusin e vlerësimit të sëmundjeve jongjitëse, menaxhimin dhe vendimmarrjen klinike, si dhe për të përmirësuar detajet shtesë metodologjike të këtij studimi.
Projekti IHS është një nismë e përbashkët e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, që implementohet nga Swiss TPH.