Nga sallë e pritjes në hapësirë për të mësuar
Qasje e re në kujdesin për sëmundjet kronike jongjitëse në Kosovë
Një pasdite shkurti, komuniteti dhe profesionistët shëndetësorë u takuan në hapësirën e pritjes në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës në Kosovë, për një qëllim ndryshe. Kjo hapësirë, që dikur definohej nga pritja, po shndërrohej në vend për të mësuar, biseduar dhe ofruar mbështetje.
Në të gjithë hapësirën, persona që jetojnë me diabet dhe hipertension dhe përkujdesësit e tyre, lëviznin mes këndeve të vogla ndërvepruese. Në një nga këto kënde, ata mund të kontrollonin tensionin e gjakut dhe nivelin e glukozës, si dhe të bisedonin me mjekun e spitalit se çfarë nënkuptojnë këto vlera për jetën e tyre të përditshme. Në një tjetër, zhvilloheshin biseda rreth ushqyerjes dhe ndryshimeve të vogla, por realiste, në stilin e jetesës. Këndet e tjera fokusoheshin në sfidën e vazhdimësisë së trajtimit me kalimin e kohës dhe përballimin e barrës psikologjike të një sëmundjeje kronike. Edhe anëtarët e familjes u bënë pjesë e këtyre bisedave.
E titulluar “Stacioni i shëndetit”, ideja është e thjeshtë: të sillet edukimi praktik shëndetësor në hapësirën që pacientët veçse e përdorin dhe ta bëjë atë të qasshëm dhe njerëzor.
“Tradicionalisht, hapësirat e pritjes në spitale janë vende për pritje”, tha Hilmi Shala, drejtor i spitalit. “Ne jemi krenarë që po e transformojmë këtë hapësirë në një vend për udhëzim, mësim dhe mbështetje”.
Kjo qasje e re vë në pah se sëmundjet si diabeti dhe hipertensioni nuk menaxhohen vetëm gjatë vizitave klinike, por janë realitet i përditshëm që merr formën nga shprehitë, vendimet dhe të kuptuarit. “Stacioni i shëndetit” i përgjigjet këtij realiteti duke i ndihmuar pacientët të kenë rol më aktiv në kujdesin për shëndetin e tyre.
Zdravstvena stanica takođe odražava šire principe pristupa bolnica koje promovišu zdravlje (BPZ), koji ponovo zamišlja bolnice kao mesta ne samo za lečenje, već i kao okruženja koja aktivno promovišu zdravlje i blagostanje. Integrišući obrazovanje, prevenciju i osnaživanje pacijenata u svakodnevnu negu, ovaj pristup pomaže da se rutinske posete pretvore u prilike za učenje. Ovo proširuje ulogu bolnice izvan njenih tradicionalnih granica. Opšta bolnica u Đakovici je član Međunarodne mreže bolnica koje promovišu zdravlje od marta 2024. godine.
Kjo nismë, e mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes projektit “Shërbime Shëndetësore të Integruara”, thekson edhe vlerën e investimeve të qëndrueshme në kujdesin e përqendruar te pacienti. Siç vuri në dukje Merita Stavileci Mustafa nga Ambasada Zvicerane, hapësira të tilla janë "shprehje shumë praktike" e kujdesit që është i vazhdueshëm, i ndërlidhur dhe i bazuar në jetën e përditshme të njerëzve.
Në thelb, “Stacioni shëndetësor” ka për qëllim t’i pajisë pacientët me informacione për të menaxhuar më mirë sëmundjet e tyre. Është hapësirë për t’u ndalur, mësuar dhe kujdesur. Ky model është projektuar që të replikohet lehtësisht në spitale të tjera në të gjithë Kosovën, duke kontribuar në një sistem shëndetësor më të fortë dhe më të përqendruar te njerëzit