IHS

Përfundon rishikimi i librezave të pacientëve për menaxhimin e diabetit dhe hipertensionit

Në takimin që u mbajt javën e kaluar, grupi punues që mbikëqyr zhvillimin e librezave të pacientëve për pacientët me diabet mellitus dhe hipertension përfundoi rishikimin e librezave. Dr. Merita Emini-Sadiku, kryesuese e grupit punues, theksoi rëndësinë e këtyre burimeve në fuqizimin e pacientëve për të menaxhuar më mirë gjendjet e tyre.

“Duke pasur parasysh se diabeti dhe hipertensioni janë sëmundje kronike, monitorimi dhe vizitat specialistike për vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe të komplikimeve kronike është thelbësor”

Përmbajtja e rishikuar e librezave synon të ofrojë udhëzime gjithëpërfshirëse për pacientët. Respektimi i rekomandimeve të përditësuara është optimal për kontrollin e sëmundjes.

Dr. Emini-Sadiku foli për ndikimin më të gjerë të këtyre nismave në standardet e kujdesit shëndetësor brenda vendit. “Presim që së shpejti librezat të vihen në përdorim për pacientët, duke krijuar një standard të ri dhe bashkëkohor në nivel vendi për kontrollin e sëmundjeve kronike më të shpeshta në vend, siç janë diabeti dhe hipertensioni”, theksoi ajo.

Këto libreza për pacientë promovojnë menaxhimin proaktiv të sëmundjeve kronike si dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në kujdesin me pacientin në qendër. Grupi punues është themeluar nga Ministria e Shëndetësisë.

SQ