IHS

Nëntë profesionistë shëndetësorë përfundojnë trajnimin e akredituar për EMNG

Nëntë profesionistë shëndetësorë përfunduan rishtazi me sukses trajnimin e akredituar 20-ditor për Elektromioneurografi (EMNG), duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve për diagnostikimin modern për parandalimin e ndërlikimeve të neuromiopatisë tek pacientët me diabet në Kosovë.

Trajnimi që u mbajt në Spitalet e Përgjithshme (SP) të Pejës dhe Gjakovës u akreditua nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Pjesëmarrësit përfshinin dy neurologë nga SP Peja, dy nga SP Gjakova, tre nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), si dhe dy infermierë, një nga Gjakova dhe një nga QKUK.

Trajnimi u zhvillua nga Dr. Dren Boshnjaku dhe Prof. Dr. Vera Kukaj, dy ekspertë të respektuar në këtë fushë. Përdorimi më i gjerë i EMNG tani do të mbështesë identifikimin më të hershëm të ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundjet kronike jongjitëse.

Dr. Dren Boshnjaku falënderoi Projektin IHS për mbështetjen, duke vënë në dukje se bashkëpunimi ka mundësuar zhvillimin e shërbimeve të reja në Spitalet e Përgjithshme të Pejës dhe Gjakovës, ndërkohë që ka forcuar gjithashtu kapacitetet brenda Klinikës së Neurologjisë në QKUK. Këto përparime, shtoi ai, janë thelbësore për ofrimin e kujdesit me cilësi të lartë për pacientët.

Profesionistët që përfunduan me sukses trajnimin janë: Dr. Valon Shala, Dr. Shefqet Shala, Dr. Ilire Zajmi Pozhari, Dr. Granit Xhiha, Dr. Fatlum Azizi, Dr. Adnan Biqku, Dr. Gentian Lila, si dhe infermierët Butrint Stavileci dhe Lumnije Maloku.

Trajnimi, i mbështetur nga Projekti IHS, kontribuon në ruajtjen e mundësive të zhvillimit të vazhdueshëm profesional për fuqinë punëtore brenda sektorit të shëndetësisë në Kosovë.

SQ