
Menaxhimi strategjik i të dhënave për vendimarrje në kujdesin shëndetësor
Në qershor 2025, mbi 50 profesionistë të kujdesit shëndetësor nga Spitalet e Përgjithshme të Pejës dhe Gjakovës morën pjesë në trajnimin e akredituar njëditor "Menaxhimi i të dhënave dhe rëndësia e të dhënave në vendimmarrje".
Trajnimi i udhëhequr nga trajneri ekspert Liridon Gashi u përqendrua në forcimin e kapaciteteve menaxheriale dhe analitike brenda institucioneve të kujdesit shëndetësor. Pjesëmarrësit eksploruan se si të dhënat mund të përmirësojnë cilësinë e shërbimit, të mbështesin menaxhimin institucional dhe të nxisin vendime të bazuara në dëshmi, veçanërisht në sektorin e kujdesit shëndetësor.
Pjesëmarrës ishin menaxherë spitalesh, shefa repartesh dhe infermierë, staf edukimi për pacientët, koordinatorë të cilësisë, analistë të të dhënave, staf administrativ dhe specialistë mjekësorë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
Ky program interaktiv kombinoi prezantimet teorike, analizat e studimit të rasteve dhe ushtrimet praktike. Temat kryesore përfshinin qeverisjen e të dhënave, cilësinë dhe privatësinë e të dhënave, standardet e raportimit shëndetësor dhe përdorimin etik të të dhënave në kujdesin shëndetësor. Dita përfundoi me një sesion praktik mbi përdorimin e mjeteve dhe burimeve të të dhënave.
Trajnimi është i akredituar zyrtarisht nga Oda e Infermierëve të Kosovës dhe u siguron pjesëmarrësve 6 pikë krediti.