Lansohet Podkasti ACT
Seria e Podkastit ACT i dedikohet eksplorimit dhe diskutimit rreth sëmundjeve kronike jongjitëse (SJN) në Kosovë. Podkasti është produkt i projektit IHS. Qëllimi është që nëpërmjet këtij podkasti të ofrojmë njohuri dhe perspektiva të qarta, të bazuara në prova, përmes bisedave të thelluara që ndërlidhin politikat shëndetësore me realitetin e jetës së përditshme.
Episodin e parë e publikojmë me 15 tetor 2024. E ftuara jonë është Dr. Ardita Baraku, U.d. Drejtoreshë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.