IHS

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës mbajti punëtori dyditore për zhvillimin strategjik

Më 27-28 shtator 2024, Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) me përkrahje nga IHS, organizoi punëtori dyditore për zhvillimin e e strategjisë gjithëpërfshirëse organizative dhe avokuese. Punëtoria ishte hap kyç drejt forcimit të rolit të OIK në sektorin e shëndetësisë, duke u fokusuar në përmirësimin e proceseve të brendshme dhe rritjen e aftësisë për të ndikuar në politikat publike.

Për hartimin e kësaj strategjie IHS ka angazhuar ekspert të cilët krahas me përfaqësuesit e OIK punuan në hartimin e një plan strategjik pesë-vjeçar dhe një strategjie avokuese që përputhet me politikat kombëtare të shëndetësisë.

“Kuvendi i OIK sapo ka miratuar Statutin, i cili bashkë me këto dy dokumente pritet të avancojnë proceset tona. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën e madhe të bërë dhe përkushtimin e treguar nga të gjithë këto dy ditë”, tha Nexhmije Gori, Presidente e OIK.

Sesionet kryesore të punëtorisë u morën me analizën SWOT, zhvillimin e një vizioni dhe misioni të ri për OIK, si dhe angazhimin e aktorëve për të identifikuar partnerët kritikë në avancimin e profesionit të infermierisë në Kosovë. Punëtoria u fokusua edhe në pajisjen e OIK me vegla avokuese për të nxitur ndryshime legjislative dhe për të përmirësuar standardet e kujdesit shëndetësor.

SQ