Zëri i pacientëve i jep formën softuerin të ri për menaxhimin e diabetit
Në një punëtori interaktive të mbajtur në Pejë më 11 korrik 2024, një grup pacientësh me diabet dhe kujdestarët e tyre nga zonat urbane dhe rurale të Pejës u mblodhën me ekspertë nga Swiss TPH, projekti i Shërbimeve Shëndetësore të Integruara (IHS) dhe Global CT Digital Kosova. Qëllimi i punëtorisë ishte të nxirrte informacion të dorës së parë nga ky grup përdoruesish fundorë të një softueri që do të zhvillohej për vetë-menaxhimin e diabetit dhe hipertensionit.
“Ky mjet inovativ synon të transformojë mënyrën se si pacientët menaxhojnë gjendjen e tyre, në fund të fundit duke përmirësuar cilësinë e kujdesit, duke reduktuar ripranimet në spital dhe duke lehtësuar barrën e menaxhimit të sëmundjeve,” tha Dr. Ilir Mecini, Zëvendës Drejtues i Ekipit të Projektit IHS.
Punëtoria ishte një hap kritik në integrimin e perspektivave të vlefshme të pacientit dhe kujdestarit në softuer. Këto njohuri të dorës së parë janë thelbësore për zhvillimin e një mjeti miqësor për përdoruesit, i përshtatur për nevojat e botës reale të përdoruesve të tij. Pjesëmarrësit mësuan rreth arkitekturës aktuale të softuerit, duke ofruar komente konstruktive dhe rekomandime për përsosje.
Kjo qasje nënvizon rëndësinë e dizajnit me në qendër njeriun, në mënyrë që produkti përfundimtar të rezonojë vërtet me përdoruesit e tij fundorë. Ekspertiza e Njësisë së Shëndetit Digjital të Swiss TPH siguron që softueri të përputhet në mënyrë të përsosur me nevojat dhe pritshmëritë e pacientëve, për të avancuar ndjeshëm menaxhimin e kujdesit për diabetin.