Trajnimi i trajnerëve në lidhje me praktikat më të mira për menaxhimin e diabetit
Trajnimi pesë-ditor i trajnerëve për menaxhim të diabetit mellitus për të rriturit filloi sot me një sesion interesant që fokusohet në parimet e të nxënit të të rriturve, diagnostikimin dhe dallimin midis llojeve të diabetit, promovimin dhe edukimin, si dhe monitorimin dhe vetë-menaxhimin. I udhëhequr nga Dr. Merita Emini-Sadiku dhe ekipi i saj, trajnimi synon të pajisë profesionistët shëndetësorë me shkathtësitë e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin për diabetin dhe për të trajnuar kolegët e tyre, të cilët pastaj do të trajnojnë profesionistët e tjerë në të ardhmen.
Adelina Puka, infermiere dhe pjesëmarrëse në trajnim, komentoi: “Më pëlqeu shembulli i menusë, i bazuar dhe i llogaritur rreth vlerave ushqyese. Materiali i trajnimit ishte i lehtë për t'u kuptuar, siç ishte edhe trajnerja.”
Ky kurs trajnimi bazohet në praktikat më të mira të edukimit dhe menaxhimit të diabetit për të rritur, i përshtatur me nevojat specifike të profesionistëve në Kosovë. Trajnimi është gjithashtu në përputhje me udhëzimet dhe protokollet e përditësuara për menaxhimin e diabetit.