Komunikim efektiv për përfshirje më të mirë të pacientëve
Komunikimi publik i avancuar bën që pacientët të jenë të mirëinformuar, të përfshirë dhe pjesëmarrës aktivë në rrugëtimin e tyre të kujdesit shëndetësor. Ai kontribuon edhe në rezultate më të mira të kujdesit shëndetësor, përmirësim të kënaqëshmërisë së pacientëve dhe për një popullatë më të informuar për shëndetin.
Komunikimi me publikun është një aspekt thelbësor në aktivitetet e përditshme të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Projekti Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS) u takua këto ditë me drejtorin Dr. Fazli Shala dhe ekipin përgjegjës për komunikimin publik dhe menaxhimin e uebfaqes, Naim Sahiti dhe Besfort Gashi, për të diskutuar rreth strategjive të tyre që sigurojnë shpërndarjen e saktë dhe në kohë të informacionit me mediat dhe me publikun e gjerë.
Zyra për informim publik luan një rol të rëndësishëm në mbylljen e hendekut mes profesionistëve mjekësorë, institucionit dhe komunitetit. Projekti IHS është i përkushtuar për harmonizimin e objektivave të avokimit dhe edukimit publik me spitalet tona partnere në Pejë dhe Gjakovë për të nxitur një komunikim të fuqishëm shëndetësor dhe për të promovuar praktikat më të mira për ndërveprim me mediat dhe komunitetin në përgjithësi.