IHS

Standardizing Nursing Operational Procedures

Standardizimi i Procedurave Operative të infermierisë

Mbështetja për zhvillimin e mëtejshëm të kompetencave të infermierisë për promovimin e shëndetit dhe përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së kujdesit është kyçe për përmbushjen e standardeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët e Kosovës.

Për të kontribuar në këtë objektiv, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës organizoi një punëtori dyditore për hartimin e manualit të parë mbi Procedurat Standarde Operative për Kujdesin Dytësor dhe Tretësor në Infermieri. Punëtoria që u mbajt më 24-25 maj 2023 në Gjakovë, ishte e para në një seri të punëtorive dhe të aktiviteteve të tjera që do të rezultojnë në hartimin e manualit për procedurat standarde operative për infermierinë. Rreth 18 pjesëmarr֝ësit në punëtori ishin mjekë, infermierë, juristë, përfaqësues të Odës së Infermierëve dhe shoqërisë civile. Misioni i këtij grupi pune të emëruar nga MSH-ja është të vazhdojë forcimin dhe standardizimin e praktikës së infermierisë.

Projekti i Shërbimeve Shëndetësore të Integruara i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim e mbështeti organizimin e kësaj punëtorie, në kuadër të punës së vet në përmirësimin e funksionalizimit të rrugëve të kujdesit për sëmundjet jongjitëse ndërmjet Spitaleve të Përgjithshme të përzgjedhura dhe Kujdesit Shëndetësor Parësor.

SQ