IHS

Tryeza e rrumbullakët vendore "Zërat e pacientëve në veprim" në Prishtinë

Avokimi për pacientë dhe rrjetëzimi ishin në qendër të vëmendjes në tryezën e rrumbullakët "Zërat e pacientëve në veprim", që u mbajt në Prishtinë më 18 shtator 2025, si ngjarja përmbyllëse e shtatë punëtorive rajonale me organizata të shoqërisë civile dhe institucione të mbajtura në mbarë Kosovën gjatë këtij viti.

Organizuar nga Projekti Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS), ngjarja mblodhi së bashku organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit institucionalë dhe pacientët, si dhe avokuesit për pacientët, për të vënë në dukje përvojat e pacientëve, veçanërisht të atyre që jetojnë me sëmundje kronike jongjitëse (SKJ), në përballjen e tyre me sistemin shëndetësor në Kosovë.

Tryeza e rrumbullakët pati fjalime hapëse nga Merita Stavileci Mustafa, Zyrtare e Lartë e Programit në Ambasadën Zvicerane në Kosovë, Sanie Kiçmari, Udhëheqëse e Departamentit të të Drejtave të Qytetarëve në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Basri Kastrati, Zëvendës Avokat i Popullit i Kosovës, Agron Bytyqi, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, dhe Linda Baleta, Eksperte e Lartë e Avokimit në IHS.

Znj. Stavileci Mustafa theksoi vizionin afatgjatë: “Duke punuar së bashku, ne mund t’i afrohemi një sistemi shëndetësor të integruar, cilësor dhe të besueshëm, dhe ku zërat e pacientëve jo vetëm që dëgjohen, por edhe e formësojnë vërtet mënyrën se si ofrohen shërbimet.”

Tryeza e rrumbullakët përfshinte një përmbledhje të gjetjeve kryesore nga punëtoritë rajonale dhe një diskutim në panel të titulluar “Zëri i kujt ka rëndësi?”. Pjesëmarrësit gjithashtu morën pjesë në reflektime të hapura dhe në një sesion grupor që synonte identifikimin e prioriteteve të ardhshme për avokimin për pacientë.

Tryeza e rrumbullakët përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avokimit shëndetësor më të koordinuar dhe gjithëpërfshirës, me qëllim forcimin e përfaqësimit të pacientëve në vendimmarrje dhe ndërtimin e besimit më të madh midis institucioneve dhe komuniteteve.

SQ