
Tryeza e rrumbullakët thekson fuqinë e këndit të raportimit në gazetarinë shëndetësore
Më 17 shtator 2025, Projekti Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS) në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizoi tryezën e rrumbullakët “Fuqia e kënit të raportimit”. Ngjarja mblodhi së bashku gazetarë, përfaqësues institucionalë dhe ekspertë të shëndetit për të shqyrtuar se si mbulueshmëria e përgjegjshme mediatike mund t'i fuqizojë zërat e pacientëve dhe ta promovojë ndërgjegjësimin publik mbi sëmundjet kronike jongjitëse (SKJ).
Fjalët hyrëse u mbajtën nga Gjylferije Zabeli, Drejtoreshë e Divizionit të Komunikimit Publik në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Getoarbë Mulliqi, Drejtoreshë Ekzekutive e AGK-së; dhe Linda Baleta, Zyrtare e Lartë për Avokim në IHS. Folëset theksuan rëndësinë e medias si aleat në avancimin e të drejtave të pacientëve dhe forcimin e besimit në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Programi paraqiti një kolazh storjesh me temën “Gazetarët flasin, pacientët dëgjohen” që ilustrojnë ndikimin e prekshëm të raportimit shëndetësor në vetërdijësimin e qytetarëve, të prezantuar nga Merita Miftari, gazetare. Diskutimi në panel me temë “Paraqitja e zërit dhe perspektivës së pacientit në gazetari” mblodhi së bashku gazetaret Arbreshë Uka, Albina Selmanaj dhe Qëndresë Uka-Matoshi, së bashku me Dr. Faik Hotin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Mark Kaqinarin nga Institucioni i Avokatit të Popullit. I moderuar nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, diskutimi nxori në pah sfidat me të cilat përballen gazetarët në mbulimin e çështjeve shëndetësore dhe theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë me institucionet dhe projektet zhvillimore.
Pjesëmarrësit gjithashtu u përfshinë në një sesion reflektimi për t'i identifikuar hapat e mëtejshëm, duke theksuar rolin e medias në nxitjen e gazetarisë pozitive dhe të përgjegjshme shëndetësore. Tryeza e rrumbullakët mbështetet në përpjekjet e mëparshme për trajnim dhe publikim të storjeve që kanë forcuar kapacitetet e mbi 70 gazetarëve, kanë kontribuar në vetëdijësimin më të madh të publikut dhe kanë prezantuar çmimet e para në vend për raportimin mbi diabetin.