
IHS organizon trajnim komunikimin për avokim për organizatën partnere
Më 10 dhe 11 shtator 2025, përfaqësues nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) kanë përfunduar me sukses një trajnim dyditor mbi zhvillimin e përmbajtjes dhe mjetet digjitale për avokim. Trajnimi, i organizuar nga projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), i pajisi pjesëmarrësit me aftësi praktike në shkrimin strategjik, rrëfimin vizual të storjeve, fushatat në mediat sociale dhe teknikat e avancuara për krijimin e buletineve.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Kryetarja e OIK-së, znj. Nexhmije Gori, theksoi rëndësinë e programit: “E vlerësoj shumë këtë trajnim të organizuar nga IHS, pasi na fuqizon me aftësi të reja për avokim përmes komunikimit. Na ndihmon të jemi më efektivë në përfaqësimin e profesionit tonë dhe në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për kujdes shëndetësor cilësor. Me këto njohuri, ne jemi më të përgatitur për të ndikuar në politikat shëndetësore dhe për ta ngritur zërin tonë në mënyrë profesionale dhe të fuqishme.”
Programi kombinoi sesione interaktivë për të shkruarit, me komente nga pjesëmarrësit dhe krijimin e hartës së përmbajtjes, pati sesione praktike mbi vegla digjitale si Canva dhe Mailchimp. Në përfundim të programit, pjesëmarrësit përgatitën draft artikuj, materiale vizuale dhe minifushata për ta fuqizuar shtrirjen e avokimit nga ana e OIK-së.