Avancimi i partneritetit me fokus tek profesionistët shëndetësorë
Shërbimi Klinik Spitalor dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) nënshkruan rishtazi një Memorandum Mirëkuptimi. Ky partneritet synon të fuqizojë trajnimin dhe edukimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në nivel spitalor në Kosovë, me fokus të veçantë në spitalet e përgjithshme të Gjakovës dhe Pejës, të cilët janë partnerë të projektit IHS.
Ky bashkëpunim hap rrugën për të rritur kapacitetin e punonjësve të kujdesit shëndetësor për të parandaluar, menaxhuar dhe trajtuar sëmundjet kronike jongjitëse (SKJ), duke mbështetur mirëqenien e pacientëve në mbarë Kosovën. Së bashku po hedhim një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë.