IHS

Rafinimi i PSO-ve për edukimin e pacientëve lidhur me diabetin dhe hipertensionin

Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) ka mbajtur punëtori javën e kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe Gjakovës me qëllim që t’i testojë dhe finalizojë Procedurat Standarde Operative (PSO) të zhvilluara rishtazi që synojnë ngritjen e edukimit të pacientëve për diabetin dhe hipertensionin. Përmes këtyre sesioneve trajnuese, profesionistëve shëndetësorë iu ofrua mundësia për ta rishikuar dokumentin me kujdes dhe u kërkuan përshtypjet e tyre lidhur me protokollet e reja para se të vazhdohet me zbatimin zyrtar të tyre.

Punëtoritë nisën me prezantime mbi strategjitë efektive të edukimit të pacientëve, duke theksuar rolin kritik që luajnë infermierët në menaxhimin e sëmundjeve kronike. Temat përfshinin praktikat e vetëkujdesit, teknikat e vetëmonitorimit dhe metodat për të rritur angazhimin dhe respektimin e pacientit. Pas prezantimeve, pjesëmarrësit u angazhuan në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh të fokusuara në mënyrat praktike për të forcuar përfshirjen e pacientit.

“Qëllimi ynë është të fuqizojmë profesionistët e kujdesit shëndetësor me mjete që përmirësojnë rezultatet e pacientëve”, theksoi Fekrije Hasani, Eksperte e Lartë Shëndetësore në projektin IHS. “Përmes përfshirjes së stafit të kujdesit shëndetësor në zhvillimin e këtyre PSO-ve, ne mund të sigurohemi që ato të jenë praktike dhe me ndikim.”

Trajnimet u përmbyllën me rishikimin e komenteve të mbledhura nga pjesëmarrësit, të cilat do të përdoren për t’i rafinuar PSV-të, para se të futen në përdorim në regjione.

 

SQ