IHS

Pacientët ndajnë përvojat e tyre me sistemin shëndetësor

Më 28 maj 2025, në Gjakovë u mbajt një fokus grup për të dëgjuar drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme rreth rrugëtimeve të pacientëve dhe sfidave të përditshmërisë me të cilat përballen gjatë navigimit nëpër nivele të ndryshme të sistemit shëndetësor. Rrëfimet dhe sugjerimet e ndara në këtë ngjarje do të ofrojnë informata për hapat e mëtejshëm për angazhimin e pacientëve në një sistem më të integruar të kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Rreth 18 persona morën pjesë në sesion, duke përfshirë ata që jetojnë me sëmundje kronike, të moshuar, gra që i përdorin shpesh shërbimet shëndetësore dhe anëtarë të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane. Ata folën për përvojat e tyre në caktimin e termineve me specialistë dhe koordinimin midis qendrave të mjekësisë familjare dhe spitaleve.

"Këto lloj bisedash me komunitetin janë shumë të rëdësishme, për t'u siguruar që aktivitetet përputhen me nevojat e pacientëve dhe adresojnë realitetin", tha Linda Baleta, Zyrtare e Lartë për Avokim, Projekti IHS. Idetë dhe reagimet nga ky sesion do të merren në konsideratë duke mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore partnere kombëtare për t'i rafinuar rrugëtimet e pacientëve dhe për t'i shtuar përpjekjet e tyre në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve.

SQ