IHS

Zërat e komunitetit për reagim më të fortë ndaj SKJ-ve në Prizren

Si pjesë e angazhimit të tij të vazhdueshëm ndaj kujdesit të përqendruar te njerëzit, më 27 maj 2025, projekti Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS) organizoi një punëtori me organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) dhe institucionet lokale në Prizren, për të çuar përpara veprimin kolektiv mbi sëmundjet kronike jongjitëse (SKJ).

Me temën "Çfarë thonë pacientët?", ngjarja krijoi hapësirë për dialog midis avokuesve bazë rreth realiteteve të jetuara të pacientëve që përballen me sëmundje kronike. Pjesëmarrësit ndanë informata nga terreni, hartëzuan sfidat ekzistuese dhe bashkëprojektuan veprime të cilat bëjnë që zërat e pacientëve të dëgjohen më shumë në planifikimin e ardhshëm shëndetësor.

Punëtoria nënvizoi rolin e OSHC-ve në krijimin e lidhjeve midis komuniteteve dhe institucioneve, duke vepruar si kanale të besueshme përmes të cilave shprehen nevojat dhe të drejtat e pacientëve. Përmirësimet në kujdesin ndaj SKJ-ve varen nga proceset e politikave gjithëpërfshirëse, të informuara dhe të përgjegjshme që pasqyrojnë diversitetin e përvojës së komunitetit, thanë pjesëmarrësit.

SQ