IHS

Aplifikimi i zërit të pacientëve për kujdes më të mirë ndaj sëmundjeve kronike jongjitëse

Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) organizoi një punëtori interaktive në Ferizaj, ku bëri bashkë organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët institucionalë për të eksploruar bashkëpunimin në adresimin e sëmundjeve kronike jongjitëse (SKJN-ve).

Duke u përqendruar tek pyetja "Çfarë thonë pacientët?", pjesëmarrësit shkëmbyen mendime, nxorën në pah sfidat urgjente të kujdesit shëndetësor dhe zhvilluan së bashku ide të zbatueshme për ta fuqizuar rolin e pacientit në dizajnimin e shërbimeve shëndetësore lokale, sidomos në kontekstin e kujdesit për SKJN-të. Punëtoria përforcoi rolin thelbësor të OSHC-ve lokale si avokues dhe përforcues të zërit të pacientëve.

Kjo ngjarje është pjesë e përpjekjeve më të gjera të projektit IHS në të gjithë Kosovën, që nënvizon vlerën e lidhjes së përvojave të pacientëve dhe avokimit në nivel komuniteti me zhvillimin e politikave.

SQ